Murati: KEDS për 6 vite realizoi fitim neto 143.7 milionë euro.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka shpalosur detaje rreth fitimeve të KEDS-it pas privatizimit.

Sipas Muratit, KEDS u shit për 26.3 milionë euro, por fitimet neto të kësaj kompanie për 6 vite pas privatizimit shkojnë deri në 143.7 milionë euro.

Këto komente Murati i bëri gjatë raportimit të Besim Beqajt në Komisionin Hetimor për privatizim.

Reklama e sponzorizuar

“KEDS qe eshte privatizuar ne Qeverine Thaci 2 per vetem 26.3 milione euro, ne 6 vitet pasuese (2013-2018) ka gjeneru te hyra prej 1.7 miliarde euro ndersa fitim neto prej 143.75 milione euro”.