Pas luhatjeve të vazhdueshme të çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, e si rrjedhojë edhe në tregun vendas, taksitë ilegale në Kosovë javë pas jave po i rrisin çmimet e biletave.
Ndonëse ka javë që çmimi i naftës bie pak, taksitë mbajnë një çmim standard dhe nuk e kthejnë çmimin e vjetër.
Së fundmi, taksitë ilegale që operojnë në relacionin Prishtinë-Fushë Kosovë, kanë rritur çmimin për një drejtim nga 70 cent në 1 euro.
Para levizjes së çmimeve të naftës, çmimi për një biletë në këtë relacion ka qenë vetëm 50 centë, kurse që aktualisht ai është ngritur në 1 euro.
Ndërkohë, shoferët e taksive ilegale vazhdojnë të arsyetohen për këtë rritje të çmimit, si pasojë e rritjes së çmimit të naftës./Buletini Ekonomik/