Lëvizja e çmimeve në Kosovë vazhdon të përcaktohet kryesisht nga lëvizja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e varësisë së lartë të ekonomisë së Kosovës nga importet.
Nga statistikat e raportit vjetor të BQK-së për vitin 2019, tregohet për luhatje të çmimeve në disa sektorë në vend, përcjell Buletini Ekonomik.
Krahas kësaj, rritje me të madhe të çmimeve kishte në sektorin e lëkurës dhe artikujve të saj, si dhe tek çmimet e produkteve minerale, të cilat shënuan rritjen me 12.9 përqind.
Po ashtu, me rritje të lartë u karakterizuan edhe çmimet e ushqimit dhe pijeve joalkoolike me 5.4 përqind, çmimet e pijeve alkoolike dhe duhanit me 2.6 përqind, çmimet e restoranteve dhe hoteleve me 1.4 përqind, si dhe çmimet e transportit me 0.8 përqind.
Rritje më e ulët prej 0.1 për qind u pa në çmimet e rrymës, gazit dhe lëndët tjera djegëse si dhe çmimet e veshmbathjes.
Përveq kësaj, rritje të çmimeve janë shënuar edhe sektorin e prodhimit prej 0.9 përqind. Mirëpo, përveq rritjeve viti që lamë pas u karakterizua edhe me rënie të çmimeve, thonë nga BQK-ja referuar raporteve të ASK-së.
Kjo u pa edhe tek çmimet e tekstilit dhe artikujt e tekstilit të ciët shënuan rënien më të lartë prej 12.1 përqind.
Rënie të çmimeve pati kryesisht edhe në nxjerrjen e xehes së metalit, prodhimin e pajisjeve elektrike, prodhimin i produkteve kimike si dhe prodhimi i metaleve. (Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/