Në seancën e Kuvendit që do të mbahet nesër, pritet të dalë për votim Projekligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete.
Nëse ky projektligj kalon, atëherë do të hiqet homologimi për veturat që vijnë në Kosovë.
Komisioni për Infratrukturë, e pati kaluar projektligjin për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicrra dhe Norvegjia, përcjell Buletini Ekonomik.












