Pandemia ka goditur fortë tregun e patudshmërive në Kosovë. Agjencionet e Patundshmërive thonë se shitja e banesave ka rënë në mënyrë drastike.
Blendrita Avdiu
Këtë vit, tregu i patundshëmrisë në Kosovë është goditur dhe ka pësuar dukshëm rënie. Si pasojë e pandemisë COVID-19 shumë agjencioneve të patundshmërisë i’u ka rënë puna.
Buletini Ekonomik ka vizituar disa prej këtyre agjencioneve që veprojnë në kryeqytet, mirëpo të gjitha thonë se shitja e banesave ka rënë në mënyrë drastike, përcjell Buletini Ekonomik.
Mirela Shikova, nga Agjencioni për patundshmëri “Metropol”, thotë se përveq në rënien e shitjes së banesave, pandemia ka ndikuar edhe në çmim, pasi sipas saj “ka ndodhur që një ose dy muaj nuk kemi marrë as pagesë të qirasë nga studentët”.
“Pandemia ka ndikuar shumë edhe në rënie të shitjes së banesave, mirëpo edhe në çmim”, thotë ajo.Të njëjtin problem e kanë hasur edhe agjensionet e tjera të patundshmërive, të cilat i ka vizituar Buletini Ekonomik.
Nga Agjensioni i patundshmërive kanë thënë se pandemia ka shkaktuar rënië të shitjes se banesavë ndërkaq sa i përket çmimit të qirave nuk është vërejtur ndonjë ndikim, edhe pse “99% të qiramarrësve janë liruar minimumi për një muaj nga pagesa”.Por ndryshe ka ndodhur me Agjencionin për patundshmëri, Orchide.
Zjarrta Dragusha, punonjëse në këtë agjension ka treguar se banesat nga ky agjencion lëshohen për biznese si dhe kliente nga shtetet e tjera.
Sipas saj pandemia ka shkaktuar rënie të shitjeve mirëpo jo edhe në luhatjen e çmimeve në qiradhënie.“Në rënien e shtitjes së banesave pandemia ka ndikuar pasi që nuk ka pasur shitje si më herët, ndërsa çmimet nuk kanë levizur, përkundrazi ato kanë shkuar duke u ngritur ose kanë mbetur të njëjta me vitin e kaluar.” ka thënë Dragusha.
Aktualisht, çmimi mesatar i banesave me qira në Prishtinë varët kryesisht prej lagjës të cilën zgjidhet banesa.
Sipas agjensioneve të patundshmerive në Prishtinë çmimet e qirave të banesave në qendër janë më të larta ndërsa duke shkuar nga periferia ato bien. Saktësisht banesat në qendër të Prishtinës kanë kosto më të lartë, ndërsa banesat si ato në Lakrishte, Dragodan, Rruga B, Mat dhe Bregu i Diellit kanë një kosto më të ulët. /Buletini Ekonomik/