Pas dëshmisë, Kurti i kërkon prokurorisë që të ngreh aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit

Albin Kurti ka folur para mediave pasi që dha dëshminë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, lidhur me kallëzimin penal të bërë për presidentin Hashim Thaçi dhe për kreun e PDK-së, Kadri Veselin, raporton Gazeta Express.

“Edhe një javë bëhen tetë muaj kur Glauk Konjufca dhe unë bëmë kallëzim penal kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli me qenëse ata kanë deklaruar rrejshëm nën betim, na kanë akuzuar neve dyve në lidhje me të ashtuquajturën Syri i Popullit”, deklaroi ai.

Kurti thotë se Thaçi e Veseli kanë deklaruar se ai e Konjufca kanë shkruar komunikata të UÇK’së në vitin 1999, e se kanë udhëhequr këtë organizatë.

Reklama e sponzorizuar

“Është për tu quditur se si prokurori atë botë nuk ka reaguar fare ndaj presidentit të Kosovës. Më në fund fituam këtë thirrje nga prokuroria, më vjen mirë që sot pata rastin që të përgjigjem në të gjitha pyetjet e prokurorit, unë kërkoj që të shëndërrohet në aktakuzë ndaj z.Thaçit dhe Veselit, në mënyrë që të mundësohet një proces i drejtë, unë besoj se ky proces duhet të përfundojë me dënimin e tyre. Do të jem i gatshëm që sa herë që të më thërras prokuria të vi për dëshmi”, ka deklaruar Kurti.