Kryetari i Shoqatës së Naftetarëve, Fadil Berjani, ka paralajmëruar shtrenjtim të çmimit të derivateve në Kosovë.
Sipas tij, ka një rritje të çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe kjo pritet të reflektojë edhe në Kosovë, përcjellë Buletini Ekonomik.
Krahas kësaj ai tregon se çmimi i derivateve me shumicë është ngritur ndërkaq me pakicë nuk ka ndonjë levizje.
Një litër Benzinë momentalisht sillet rreth 0.87-0.95 cent, ndërkaq një litër naftë sillet prej 0.85-0.93 centë.
Berjani shtoi se aktualisht çmimet e derivateve në Kosovë nuk janë shumë të shtrenjëta dhe se qytetarët janë duke u sherbyer me çmimet më të lira në rajon.
“Sipas informatave në organizaten prodhuese OPEC disa nga shtetet e fuqishme si Rusia ka kërkuar që të bëhet reduktimi i prodhimit të naftës ku në mënyrë automatike kishim pas një rritje te theksuar Këtë kerkesë e kanë kundërshtuar shtetet Arabe” tha ndër të tjera Berjani. /Buletini Ekonomik/Blendrita Avdiu/