Sot pritet të miratohet në mbledhjen e Qeverisë projektbuxheti për vitin 2021.
Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i sivjetmë.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se pret që sot të miratohet projektbuxheti në qeveri, për të proceduar pastaj për miratim në Kuvend.
Ne presim që me u miratua projektbuxheti në Qeveri, pastaj ashtu siç kërkohet me ligj me u bartur në Kuvend dhe ka afat që deri ën fund të vitit me u miratua. Kështu që ne jemi gati me procesin buxhetor, përkundër që ka qenë një proces shumë sfidues, këtë vit për shkak të situatës së re me I shkurtua kufijtë buxhetor në krahasim me projeksionet që kanë qenë më herët. Krahas kësaj, është dashur em sigurua edhe një fond shtesë mbështetës edhe për vitin e ardhshëm lidhur me pakon për rimëkëmbje, edhe një pjesë të fondeve për shëndetësi”, thotë Krasniqi.
Zëvendësministri po ashtu theksoi se janë vënë tri prioritet më këtë buxhet. Sipas tij, prioritet kryesore mbetet sektori i shëndetësisë për ballafaqimin me pandeminë dhe sektori privat.
Krasniqi tha se për këtë projektligj kanë marrë pëlqimin edhe të FMN-së.