Projekti për prodhimin e energjisë nga era në Bajgorë drejt finalizimit

Pamjet poshtë tekstit janë nga punimet që janë duke u zhvilluar për realizimin e projektit të energjisë nga era në fshatin Selac të Shalës së Bajgorës.

Kapaciteti i energjisë që do të prodhohet nga instalimi i 27 turbinave të erës do të jetë rreth 105 megavatesh në orë, dhe pritet ti sigurojë Kosovës edhe 10% energji të ripërtëritshme.

Vlera totale e investimit është 170 milionë euro. Investimi është duke u realizuar nga kompania “Sowi Kosovo” në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë projekt, që konsiderohet ndër më të rëndësishmit në sektorin e energjisë së ripërtritshme në Kosovë, janë duke marrë pjesë investitorë nga shtatë vende të ndryshme të botës, me Gjermaninë dhe Izraelin si partnerë kryesor.

Pritet që gjenerimi i energjisë nga këto kapacitete të reja te burimeve te rinovueshme të fillojë ne vitin e ardhshëm.