Pronari tregon se si arritën hajnat të marrin kasafortën me 20 mijë euro ari e para të gatshme

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një argjendari në komunën e Shtimes ishte cak i hajnave.

Pronari i këtij lokali, thotë se u dëmtua shumë derisa policia ende nuk e ka zbuluar se kush ishte ai që kreu këtë vepër penale.

Hajni hyri duke e thyer murin afër argjendarisë nga pjesa e jashtme.

Reklama e sponzorizuar

“Një kojshi na telefonoi dhe na tha se na është vjedhur lokali përmes murit ku është marrë kasaforta. Edhe para një viti na është thyer lokali, por atëherë ishte nga dera. Në këtë rast s’kanë mundur ta marrin kasafortën sepse ka qenë e fiksuar në tokë. Herën e dytë ia arritën qëllimit dhe e nxorët”.

Vlera e kësaj vjedhje është afër 20 mijë euro ar dhe para. Ndërkaq, policia ka thënë se hetuesit e Forenzikës janë në vendin e ngjarjes duke shikuar kamerat dhe se po merren me rastin për verifikim.

Rastin për Express e kishte konfirmuar Majori Mehmetali Hajdini.

“Rasti ka ndodhur  rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm,  pronari i argjendarisë na ka njoftu, jemi dal në vendin e ngjarjes. Është thyer muri nga prapa nga personat e dyshuar. Sipas pronarit është vjedhë ari dhe para të gatshme që kalon shumën mbi 20 mijë euro”, kishte thënë ai.