Sa kushton domatja në Kosovë: Çmimi i shtrenjtë jashtë stinës

Sot dhe dje, në tregjet e gjelbërta të kryeqytetit kishte fare pak domate, të cilat tregtoheshin me çmimin 2 euro, por edhe  2.20 euro kilogrami. Edhe në shumicën e marketeve të mëdha dhe të vogëla të prishtinës një kilogram domate shitej përafërsisht mre këtë çmim

Blendrita Avdiu

Domatja, një nga perimet e preferuara të familjeve kosovare dhe si e tillë mjaft e konsumuar, aktualisht te ne vie ekskluzivisht nga importi, kryesisht nga serratë e Turqisë. Prandaj, edhe çmimet e këtij produkti në tregjet kosovare janë shumë të shtrenjta për xhepin e konsumatorit shumicë të varfër kosovar dhe me mundësi të pakta financiare për të siguruar edhe në këtë stinë domatën e preferuar. Por, sidoqoftë, edhe  me këto çmime enorme, domatje gjendet në tregjet e Kosovës edhe gjatë dimrit dhe gjatë këtyre ditëve. Sasi më të nmëdha të domatës ofrohen nëpër shitoret e pemëve dhe të perimeve, nëpër shtandet me perime të minimarketeve, marketeve dhe supermarketeve, ndërsa më pak ditëve të dimrit, pra jashtë stinës e tregtojnë shitësit e tregjeve të gjelbërta.

Reklama e sponzorizuar

Sot dhe dje, në tregjet e gjelbërta të kryeqytetit kishte fare pak domate, të cilat tregtoheshin me çmimin 2 euro, por edhe  2.20 euro kilogrami. Edhe në shumicën e marketeve të mëdha dhe të vogëla të prishtinës një kilogram domate shitej përafërsisht mre këtë çmim. Më konkretisht, në disa markete në Prishtinë, kilogrami i domatës sillet rreth 1 euro e 99 centë e deri tek 2 euro e 29 centë, osee 2 euro deri në 2,20 euro.

Sipas  tregtarëve, Çmimi i lartë i domatës për konsumatorët kosovarë është rrjedhojë e importit të këtij produkti. Domatja që tani tregtohet në vendin tonë kryesisht importohet nga Turqia dhe ka raste që në sasi më të pakta vie edhe nga vende të tjera. Domatja nga kopshtiojet vendore, dihet arrinë shumë më vonë, gjegjësisht diku kah fundi i korrikut e tutje.

Menaxherët e marketeve në Prishtinë, në kushte anonimiteti kanë thënë për Buletinin Ekonomik, se të çmimi i domatës ndikon edhe fakti se ky  perim nuk është e qendrushme fare, dhe një sasi jo e vogël dëmtohën, ose teprojnë dhe sit ë dëmtuara gjithmonë duhet të hudhën. “Nuk ka rendësi edhe nëse qëndron në vende të freskëta, po ndër perimet e tjera, domatja  është e para që prishet dhe demtohet shumë shpejt”, ka thënë një nga menaxheret e një marketi në Prishtinë.

Sipas një tregtari tjetër në Prishtinë, të çmimi i lartë i domatës, por edhe të disa perimeve të tjera është fakti se te ne tani nuk është sezoni i tyre. Domatet në dimër shiten më pak  dhe çmimi automatikisht është më i lartë edhe për këtë fakt, por ky çmim më shumë është rrjedhojë se domatet tani janë  vetëm nga importi. Sipas tij, ka raste kur çmimi i tyre mund të ketë zbritje për shkak se ato mund të kalben dhe të prishën.

Ndryshe, raporti i fundit i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i publikuar në vitin 2016 për tregun e domatës thuhet se sipërfaqja me perime në Kosovë për vitin 2014 vlerësohet të jetë 15,854 ha me gjithsej prodhimtari prej 221,330 tonë, ku për dallim nga viti 2013 sipërfaqja e mbjellur me perime është zvogëluar për 3 për qind.

Siç thuhet në këtë raport, kultura e domates është ndër ato të cilat kanë shënuar ulje të prodhimtarisë, ku si rezultat kemi sasi më të madhe të importit. Nga totali i sipërfaqes me perime në vitin 2014, domatja ka marrë pjesë me 3.5 për qind, me prodhimtari prej 17,386 tonë mbulon 51 për qind të nevojave për konsum.

Raporti po ashtu tregon se vendet prej të cilave Kosova më së shumti importoi domate gjatë periudhës ’10-‘14 janë: Shqipëria (47%), Maqedonia (25%) dhe Turqia (24%), dhe shtetet e tjera marrin pjesë me 4%. Vlera monetare e importit për këtë periudhë është 21.3 milionë euro. Ndërkohë, gjatë po të njejtës periudhë, shtetet më të mëdha që Kosova ka eksportuar janë Mali i Zi (63%), Maqedonia (7%), Serbia (6%), Shqipëria (5%) dhe të tjera shtete (19%).

Vlera mesatare monetare e sasisë së eksportuar për këtë periudhë është 51 mijë e 277 euro. Gjithsesi, tani këto të dhëna kanë ndryshuar dhe siç supozohet nga njohësit e rrethanave, sipërfaqet me domate në Kosovë janë shtuar. Por, siç u tha më lartë, ato arrijnë tek m në gjysmën e verës në tregjet tona. /Buletini Ekonomik/