Raporti i Progresit: Kritikohet vendimi i BQK-së për shtrenjtimin e sigurimit të veturave

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për shtrenjtimin e sigurimit të veturave prej 26 për qind është kritikuar në raportin e progresit për Kosovën, i sapo publikuar nga Komisioni Evropian.

Në këtë raport thuhet se BQK me ketë vendim kishte anashkaluar një vendim të Autoritetetit të Konkurrencës të Kosovës që ia ndalonte të bënte rritje uniforme në çmimin e sigurimit të veturave. Po ashtu, thuhet se BQK nuk ndërmori ndonjë masë të menjëhershme për liberlaizmin e çmimeve në tregun e sigurimeve.

“Në nëntor, Banka Qendrore, e cila është kompetente për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e kompanive të sigurimeve, doli kundër mendimit të Autoritetit të Konkurrencës në Kosovë dhe rriti primin e rrezikut për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë motorike me 26%. Vendimi ngriti shqetësime të shoqërisë civile për shkak të barrës shtesë financiare që u ngarkon pronarëve të makinave. Banka Qendrore nuk ndërmori ndonjë masë të menjëhershme për liberalizimin e çmimeve në tregun e sigurimeve”, thuhet në këtë raport. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar