Reçica: Jemi të pakompromisë ndaj shkelësve të të drejtave të punëtorëve

Në kuadër të promovimit të “Javës  Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë”, Ministri Skënder Reçica ka vizituar një kantier ndërtimi në Prishtinë.

Nga aty, Reçica u njoh për së afërmi me sigurinë e punëtorëve, duke thënë se nuk do të bëjnë kompromise me askënd sa i përket jetës së punëtorëve në vendin e punës.

“Sot jemi në një kantier ndërtimi të lartë ku në kuadër të ‘Javës  Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë’, ku jemi duke vizituar vendpunishtë të ndryshme ku po vizitojmë punëdhënësit dhe punëmarrësit për të parë sa po respektohen masat e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës”.

Reklama e sponzorizuar

“Ne e kemi thënë shpesh herë, por çdo ditë do të jemi pranë secilit punëtorë për të parë sa po respektohen dhe sa po punohet në masat që mbrojnë jetën e tyre dhe e përsëris se ne do të jemi pa kompromis ndaj atyre që nuk i respektojnë masat e sigurisë në vendin e punës”.

“Nuk ka kompromis ndaj shëndetit të punëtorëve në vendin e punës. Fati i mirë është që në periudhë të njëjtë të vitit të kaluar ka progres në sigurinë në punë por që nuk jemi të kënaqur”, tha Reçica, raporton EO.

Reçica ka ngushëlluar familjarët e atyre që kanë humbur jetën në vendin e punës, duke thënë se “nëse punëtori është i sigurt në vendin e punës edhe punëdhënësi do të ndihet i sigurt në veprimtarinë e tij si biznes”.

Përfaqësuesi i këtij subjekti ndërtimor në Prishtinë, Rrezart Sahiti, falënderoi ministrin Reçica dhe inspektoratin e punës për gjithë mbështetjen e vazhdueshme në funksion të rritjes së sigurisë dhe shëndetit në punë.