Rukiqi paralajmëron kolaps ekonomik, në rast të kufizimeve shtesë apo mbylljes së shtetit

Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Derisa rastet janë shtuar gjatë ditëve të fundit, ngjashëm është shtuar edhe frika e problemeve ekonomike të cilat do të shfaqen.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi deklaroi se çdo plan për masa kufizuese shtesë (nëse shfaqet nevoja për to), duhet të përcillet me zbatim urgjent të Ligjit të Rimëkëmbjes dhe me fonde shtesë, në të kundërtën do të ketë kolaps, transmeton lajmi.net.

Reklama e sponzorizuar

Ai tha se shtetet të cilat kanë filluar të mbyllen përsëri (në tërësi apo pjesërisht), kanë siguruar fonde dhe buxhete për të përkrahur sektorët që po goditen nga masat parandaluese anti-COVID.

Postimi i plotë:

Shtetet qe po mbyllen prape (ne teresi, apo pjeserisht), kane siguruar fonde dhe buxhete per te perkahur sektoret qe po goditen nga masat parandaluese anti-COVID.

E ne? As nje ligj bazik per rimekembjen, nuk po arrijme ta miratojme me jave te tera. Cdo plan per masa kufizuese te reja (nese shfaqet nevoja per to), duhet te percjellet me zbatim urgjent te Ligjit te Rimekembjes dhe me fonde shtese per perkrahje te sektoreve me te goditur. Ne te kunderten, KOLAPS