“Shqipëria me rënien më të madhe ekonomike në rajon”

Parashikim i zymtë për Shqipërinë. Kështu e quan presidenti Ilir Meta raportin e fundit të BERZH lidhur me ekonominë e vendit.

Sipas Metës, teksa i referohet Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim, rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mesataares së vendeve të tjera të rajonit, përcjell Ora News.

Kreu i shtetit apelon që të parandalohet rënia e vendit drejt humerës, ndërsa shton se, marrëveshja e 5 qershorit dhe stabiliteti ekonomik jaanë të rëndësishëm edhe për ekonominë kombëtare.

Reklama e sponzorizuar

Reagimi i plotë i presidentit Meta:

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë së fundmi një parashikim të zymtë për të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare, më negativi jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH.

Konkretisht, rritja ekonomike per vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të ulet në – 5.1% në vitin 2020 si rezultat i kolapsit të sektorit të turizmit, ndërprerjes globale të zinxhirit të furnizimeve, prodhimit të ulët industrial, rënies së investimeve të huaja, si dhe dërgesave nga diaspora.

Ndërkohë që parashikimi i rritjes ekonomike për Shqipërinë për vitin 2020 është – 9.0% më i larti krahasuar me vendet e rajonit.

Rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit.

Pandemia ka prekur dhe ka ndikuar negativisht në ecurinë e turizmit, aq sa rënia e aktivitetit të turizmit ka kontribuar më shumë se 1/5 e uljes së rritjes ekonomike.

Gjithashtu eksportet për periudhën 7 mujore në vitin 2020 janë tkurrur në -17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia më e madhe e eksporteve është rregjistruar me Italinë, në rreth 40% për periudhën mars – maj të vitit 2020. Ndërsa rënia e dërgesave nga diaspora në më shumë se 1/5 ka ndikuar negativisht në rënien e konsumit.

Në këto kushte çdo përshkallëzim i mëtejshëm i krizës politike në vend, do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët.

Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani!

Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare.

KOHA PËR T’U THELLUAR!“

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlerëson se rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë pas dy goditjeve që ka marrë nga tërmeti dhe nga pandemia nuk do të jetë e lehtë.

Sipas “Perspektivës Ekonomike Globale në rajonet e BERZH”, ekonomia shqiptare do të pësojë rënie me 9% në vitin 2020 ndërsa pritet që të rritet vetëm me 4.5% një vit më pas.

Ndryshe nga sa ishte parashikuar në maj që ekonomia e vendit do kishte një rimëkëmbje të shpejtë me 12%, tashmë ky vlerësim është ulur me 7.5%.

Ky është rishikimi më i madh në ulje jo vetëm në vendet e Ballkanit por për gjithë rajonet e BERZH-it.

Pandemia ka ndikuar në ekonominë shqiptare kryesisht përmes efektit të saj negativ në turizëm, i cili normalisht kontribuon në më shumë se një të pestën e Produktit të Brendshëm Bruto të vendit, thekson BERZH.