Greva e punonjësve në aeroportet gjermane, pritet anulim i fluturimeve nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se Policia kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se sot pritet të ketë anulim të fluturimeve drejt Gjermanisë, për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet gjermane.

“Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Qindra fluturime janë anuluar të hënën në të gjithë Gjermaninë pasi punonjësit e aeroporteve kanë nisur një grevë mbarëkombëtare për shkak të pagave të ulëta.