Shqipëria në vendin e parë për importet dhe eksportet e Kosovës

Eksportet

Në muajin shtator 2020, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 18,5 milionë euro, ose 44.6 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 15.9 për qind.

Sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria zë vendin e parë në eksportet dhe importet e Kosovës për muajin shtator.“Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (15.6%), Maqedonia (10.5%), Serbia (9.5%), Mali i zi (7.3%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin shtator 2020, arritën në 62,4 milion euro, ose (21.7%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (46.7%).

Reklama e sponzorizuar

Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7.2%), Serbia (6.6%), dhe Maqedonia (5.8%)”, thuhet në raportin “Tregtia e Jashtme” të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. /Buletini Ekonomik/