Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se dje dhe sot kanë nënshkruar marrëveshjet me katër komuna për banimin e përballueshëm social, raporton Express.
Deri tash, marrëveshjet janë nënshkruar me Komunën e Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës, derisa 13 komuna të tjera janë në process të nënshkrimit.
“ Po ashtu, për komunat që nuk kanë aplikuar shumë shpejt do të hapim edhe thirrjen e dytë. Hap pas hapi drejt realizimit të edhe një prej zotimeve tona”, ka shkruar Aliu.