Çfarë duhet të bëjnë kompanitë në mënyrë që të gjejnë dhe mbajnë punonjësit më të talentuar? Ekspertët bien të gjithë dakort se kompanitë nevojitet jo vetëm të ndryshojnë politikat e tyre të rekrutimit, por gjithashtu edhe ta prezantojnë veten tek kandidatët për punësim si alternativa më e mirë në tregun e punës. Ato duhet të mësojnë të reklamojnë ofertat e tyre të punës si opsionet më tërheqëse për punonjësit dhe zhvillimin professional.
Të identifikosh talentin
Në ditët e sotme, talenti i një personi nuk mund të vlerësohet duke u bazuar vetëm në atë çka ai/ajo di të bëjë, por edhe në atë se sa ai/ajo mund të arrijë në kompani. E thënë ndryshe, njohuritë teknike duhet të plotësohen me kompetenca të tjera si: pasioni, njohuritë mbi biznesin, të punuarit fortë, risia dhe përshtatshmëria ndaj ndryshimit. Nëse duam të ndërtojmë besnikëri tek punonjësit tanë më të talentuar ne duhet të përpiqemi të kuptojmë secilin prej tyre, të kuptojmë problemet e tyre dhe t’i zgjidhim ato, si edhe t’i bëjmë të ditur punonjësve se ne kujdesemi për to.
Të kujdesesh për imazhin e Firmës
Një ndër sfidat kryesore kur bëhet fjalë për konkurrencën për punonjësit e talentuar është dhe mënyra se si ti menaxhon imazhin e firmës tënde. Por imazhi duhet të pasqyrojë atë çka vërtetë ndodh në kompani. Pra nevojitet që të ketë një balancë midis “mesazheve të brendshme dhë atyre të jashtme”.