Sindikata e Telekomit mirëpret aktakuzën ndaj ish-kryeshefit Haxha, bën thirrje të vazhdohet me hetime

Posta dhe Telekomi i Kosovës

Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së (FSP-PTK) ka mirëpritur ngitjen e aktakuzës nga Prokuroria Themelore e Prishtinës ndaj ish-kryeshefit të Telekomit, Shyqri Haxha, për lidhjen/shkëputjen e kontratës së dëmshme me operatorin ekonomik ndërkombëtar Amdocs, ku Telekomi i Kosovës ka paguar gjobë ndaj kompanisë rreth 10 milionë euro.

FSP-PTK ka bërë thirrje të vazhdohet me hetime, pasi në Telekom janë gjitha provat për kontratat tjera të dëmshme, përfshirë edhe atë me Dardafon.net.

“FSP-PTK përgëzon prokurorinë e shtetit për ngritjen e kësaj aktakuze ndaj ish-Kryeshefit, i cili ka nënshkruar ketë kontratë dhe njëkohësisht i inkurajon për hetimet në lidhje me dhënien e urdhrit të ekzekutimit për pagesën e gjobës. FSP-PTK ju benë ftesë publike edhe njëherë Prokurorisë së Shtetit, të intensifikojë hetimet edhe për kontratat tjera sepse të gjitha provat gjenden në Telekomin e Kosovës së bashku me menaxhmentet që i kanë proceduar dhe nënshkruar këto kontrata dhe marrëveshje. Në mesin e kontratave super të dëmshme janë kontrata me Dardafon.net (ish-ZMobile), marrëveshja komerciale dhe anekset e saj me PayKos dhe marrëveshja e fundit me Advantech si dhe kontratat tjera të dyshimta që janë deponuar nga FSP-PTK në Prokurorinë e Shtetit në vitin 2018. FSP-PTK nuk do të ndalet në asnjë moment, duke kërkuar që e vërteta e shkatërrimit të Telekomit të Kosovës dhe vetë keqbërësit të dalin para drejtësisë dhe t’a marrin dënimin e merituar. FSP-PTK përsëritë edhe njëherë se Telekomi i Kosovës ka dhënë mbi 500 milion euro dividendë Qeveris se Republikës se Kosovës, si pasoje e këtyre kontratave të proceduara dhe nënshkruara nga individë brenda Telekomit dhe projektuara nga grupe e interesit, viteve të fundit Telekomi nuk ka operuar si me herët”, thuhet nga FSP-PTK.

Reklama e sponzorizuar