Tregjet financiare kanë rënë në të gjithë botën në ditën e dytë gjatë kësaj jave, pas shqetësimeve në rritje të rasteve të koronavirusit.
Vala e dytë e koronavirusit do të dëmtojë rimëkëmbjet ende të parakohshme ekonomike, shkruan BBC.
Indekset kryesore amerikane u fundosën 3.4% ose më shumë, ndërsa bursat europiane panë gjithashtu rënie të mëdha.
Mbretërinë e Bashkuar përfundoi pothuajse 2.6% më e ulët dhe Dax e Gjermanisë ra 4.2%.
Rëniet ishin të përhapura, pasi investitorët shisnin aksione në favor të aktiveve më pak të rrezikshme si dollari amerikan.
Në SHBA firmat e udhëtimit dhe të energjisë, të cilat janë të ndjeshme ndaj shqetësimeve në lidhje me pandeminë, pësuan disa nga humbjet më të thella.
Edhe kompanitë teknologjike janë goditur. Aksionet në Google, Facebook dhe Tëitter të gjitha rrëshqisnin më shumë se 5%.
Në Francë, humbësi më i madh është prodhuesi i makinave Renault, i cili pati rënie me 8 përqind.
SHBA-të dhe Europa janë duke u përballur me valën e dytë të koronavirusit.