Trusti tregon bilancin e pensioneve të qytetarëve

Është publikuar numri i kontribuuesve në trust sipas bilancit në llogari kryesisht të datës 30.09.2020.

Sipas tyre numri gjithësej i kontribuuesve është 639.264 mijë, ndërkaq përqindja e kontribuuesve ka arritur në 100%.

Në një njoftimi në facebook Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës përmes një tabele kanë paraqitur numrin dhe përqindjen e kontribuuesve.

Reklama e sponzorizuar

“Kemi pasur shumë kërkesa, nga shoqëria civile dhe mediat, për numrin e kontribuuesve sipas bilancit që kanë në Trust. Për informim të gjerë, më poshtë janë të dhënat e datës 30 shtator 2020” thuhet në njoftimin e Fondit për kurisme pensionale në Kosovë./Buletini Ekonomik/