Ministrja e Financave, Hykmete Bjarami është duke raportuar në Komisionin për Buxhet dhe Financa në lidhje me vjedhjen e 2 milionëshit ditë më parë nga Thesari i Shtetit.
Ajo ka njoftuar se janë bllokuar mbi 560 mijë euro të vjedhura në Thesarin e Shtetit, por që nuk është në dijeni se ku janë edhe 1.5 milionë euro të tjera.
Bajrami ka thënë se personi i dyshuar ka hyrë në sistem dhe ka krijuar një llogari ku ka bërë urdhërblerjen dhe ka bërë pranimin e mallit.
“Deri më ta i janë bllokuar mbi 560 mijë eurove nëpër llogari ku janë bërë transaksionet si dhe kemi konfiskuar tri vetura. Ne shpresojmë që mjetet kanë me u kthye dhe besojmë që edhe organizatorët e këtij krimi do të marrin dënimin e merituar. Dhe në të kundërtën është vështirë me qenë në krye të institucioneve”, tha ajo.
Ndërkohë, deputeti nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi ka pyetur ministren Bajrami se a është në dijeni se ku ndodhen edhe 1.5 milionë euro të tjera.
Por, ministrja Bajrami thotë se nuk është në dijeni se ku janë edhe 1.5 milionë euro, për arsye se asnjëherë nuk është njoftuar nga prokuroria dhe se ky është raport i Inteligjencës Financiare.
“Unë nuk kam informata sepse asnjëherë nuk jam informuar nga prokuroria sepse ky është raport i Inteligjencës Financiare
Kryesuesi i Komisionit Hekuran Murati ka pyetur se si mund të sigurohet thesari që mos të ndodh më herëve të tjera.
“Si mund të jemi të sigurt se nuk ka ndodhur më herët dhe si mendoni se sigurohet thesari që mos të ndodh më tutje”
Por, ajo në Komisionin për Buxhet dhe Financa ka thënë se sot nuk është e përgatitur të raportojë edhe për shkarkimin e drejtorit të ATK-së.
Ajo është shprehur e gatshme të raportojë në një ditë tjetër.
“Nëse duhet me raportuar për atë unë nuk i kam të dhënat dhe as një flet se kam me vete dhe kjo pikë të shtyhet për një mbledhje tjetër. Nuk kam problem për datën, vetëm se duhet ta dijë paraprakisht “
Deputeti i PDK-së Kujtim Shala ka kërkuar nga kryetari i komisionit që të caktojë një datë se kur mund të raporton për shkarkimin e drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj.
“Para se ta merr ministrja fjalën a kemi me diskutuar për shkarkimin e drejtorit të ATK-së a është ministrja e gatshme me dhënë përgjigje edhe për këtë çështje. Po kërkoj qe nga sot ta caktoni datën se kur është e gatshme për të raportuar”, tha ai.