‘Ngrijnë’ valutat kryesore përballë lekut – Paundi britanik humbet pikë

Kjo e martë nuk ka shënuar luhatje të vlerës për monedhën europiane e cila vijon edhe sot të blihet një si dje me 120.7 lekë dhe të shitet me 121.3 lekë.

Dollari amerikan gjithashtu nuk ka pësuar lëvizje të kuotës pasi vazhdon edhe sot njësoj si ditën e hënë të blihet me 106.8 lekë dhe të shitet me 107.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik është valuta e vetme që ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës në raport me ditën e djeshme pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 140.9 lekë dhe është shitur me 141.9 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane nuk ka regjistruar lëvizje të kuotës këtë mëngjes pasi vazhdon njësoj si dje të blihet me 115.4 lekë dhe të shitet me 116.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/