Votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje e ulë TVSH-në për disa produkte

Pos pikës së shumëpërfolur për tërheqjen nga Trusti, projektligji parasheh ndryshime në TVSH, e tatime në të ardhura për korporata.

Ndryshime është paraparë të ketë edhe në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Projektligji parasheh reduktimin e normës së TVSH-së nga 18 për qind në tetë, për furnizimet e hoteleve, restoranteve, dhe shërbimeve të ushqimit si dhe lirohen nga norma e TVSH-së transaksionet e sigurimit dhe risigurimit në bujqësi, për policat e sigurimeve bujqësore për kulturat bujqësore.

Reklama e sponzorizuar