Kompanitë farmaceutike botërore janë në një garë të ngushtë për zbulimin e vaksinës anti-COVID, vaksinë kjo që pritet t’i japë fund pandemisë Covid-19. Pas kompanisë gjermane BioNTech e cila ka konfirmuar se vaksina që janë duke testuar ka rezultuar 90% efektive, në garë është futur edhe kompania amerikane e biotekonlogjisë ‘Moderna’, e cila shkon deri në 95 % me efektivitet. Por a do të jetë Kosova përfituese e njërës nga këto vaksina. Drejtues te Ministrisë së Shëndetësisë kanë dhënë detaje rreth kësaj çështjeje.
Në momentin që vaksina do të zyrtarizohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Kosova pritet të përfitojë 360 mijë vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX.
Nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thanë për Express se pjesën tjetër të vaksinave, Kosova do ta blejë me mjete të veta financiare. E kjo do të ndodhë, vetëm kur ato të jenë në treg dhe të lejuara për përdorim tek njerëzit.
Sipas zyrtarëve tanë shëndetësor, Kosova, prej disa muajsh, ka qenë në bisedime me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe partnerët ndërkombëtarë.
Aleanca Botërore e Vaksinimit e ka futur Kosovën në mesin e shteteve përfituese falas të 20% të sasisë së vaksinave, apo 360,000 doza të vaksinave kundër COVID-19.
E detaje rreth asaj se si do të sigurohen këto doza të vaksinës kundër Covid-19 për kosovarët, kanë dhënë për Express nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.
IKSHPK: Me vaksinën anti-Covid duhet të vaksinohen 1 milon e 200 mijë kosovarë
Plani i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë parasheh që të vaksinohen 1 milion e 200 mijë banorë të Kosovës.
“360 mijë vaksina i janë premtuar Kosovës dhe ato do të jepen falas përmes COVAXt. Sipas planit të IKSHPK’së për vaksinim të popullatës kundër Covid parashihet që të vaksionn mbi 1 milion e 200 mijë banorë”, ka deklaruar Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.
Por pjesën tjerët të vaksionave kundër Covid-19 shteti do të detyrohet që ta blejë. Për këtë punë nga vendi deklarojnë se ka buxhet të mjaftueshëm për të siguar vaksinë.
“Pjesën tjetër përtej 360 mijë vaksinave do ta blejë Kosova përmes buxhetit të saj. Se sa do të kushtojë ajo, do të dihet tek pasi vaksina të dal në treg.
‘Shteti ka fonde të mjaftueshme për blerjen e kësaj vaksine për qytetarët e saj”, thotë më tutje Hoti.
Kompania amerikane Moderna ka qenë e fundit që ka njoftuar se është duke pasur sukses me prodhimin e vaksinës anti-COVID.. Nga kjo e fundit theksojnë se nga të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është gati 95% efektive.
Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech, të cilat ditë më parë njoftuan se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, në të cilën janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz. Rezultatet e vaksinave të këtyre kompanive shtojnë besimin në rritje se zbulimet e tyre mund të ndihmojnë në përfundimin e pandemisë.
Nga Moderna kanë treguar se planifikojnë të aplikojnë për miratim të vaksinës në mënyrë përdorimi i vaksinën të fillojë në javët e ardhshme. Testimi përfshiu 30.000 njerëz në SHBA.
“Efektiviteti i përgjithshëm ka qenë i jashtëzakonshëm … është një ditë e mrekullueshme”, tha për BBC Neës, Tal Zaks, zyrtari kryesor mjekësor në Moderna.
Derisa javënn e kaluar, edhe kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech kanë konfirmuar se vaksina e tyre kundër koronavirusit “ofron mbrojtje 90%”.
Pfizer ka thënë se beson se do të sigurojë 50 milionë doza të vaksinës deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliard të tjera deri në fund të vitit 2021.
Por çka është COVAX dhe si Kosova do të mund të përfitoj vaksina falas nga ky program?
COVAX është një program që synon të bashkojë fondet e shteteve të pasura dhe të organizatave joqeveritare, me qëllim të zhvillimit të vaksinës për sëmundjen COVID-19, që shkakton koroanvirusi, si dhe ta shpërndajë atë në gjithë botën.
Qëllimi tij është që të sigurojë 2 miliardë doza të vaksinës së miratuar për COVID-19 deri në fund të vitit 2021.
Kosovë 16 nëntor : 688 raste të reja dhe 11 vdekje nga COVID-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 688 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Rezultatet e IKSHPK-së, janë në bazë të 1.865 mostrave të testuara.
Gjatë 24 orëve po ashtu nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur 11 pacientë.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Që nga konfirmimi i rasteve të para në muajin mars, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 29.805.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19, është 833, derisa numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431.