Demi: Qytetarët të pa punë, rrogat e deputetëve nuk ndalen

Agron Demi nga Instituti Gap, ka shprehur shqetësimin e tij rreth masave të Qeverisë për kufizimin e veprimtarive të bizneseve dhe mosmarrjes së ndonjë vendimi nga ana e Kuvendit për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve.

Në anën tjetër, ai thotë se edhe pas këtyre ngecjeve për të miratuar Ligjin për Rimëkëmbje, rrogat e deputetëve dhe ministrave nuk janë ndalur, e gjithashtu nuk iu kanë ndalur as shpenzimet për dreka edhe në rastet kur krejt sektori i gastronomisë ka qenë i mbyllur.

Sipas Demit, gjatë këtij viti janë paguar gjithsej 22 milionë euro më shumë për paga në sektorin publik sesa në vitin 2019.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë në sektorin privat kanë mbetur qindra njerëz të papunë, siç dëshmojnë edhe shifrat e fundit të ATK-së për rënien e të hyrave nga tatimi në të ardhurat personale. /Buletini Ekonomik/

Postimi i plotë i Agron Demit në Facebook:

Kuvendi nuk merr asnjë vendim për me i ndihmu bizneseve e qytetarëve, Qeveria merr vendime me i mbyll bizneset e me i lanë qytetarët pa punë…por ama rrogat e deputetëve dhe ministrave nuk ndalen (e nuk ndalen as shpenzimet për dreka, edhe kur krejt gastronomia ishte mbyllur).

22 milionë euro janë pagu ma shumë për paga në sektorin publik më 2020 se sa në vitin 2019.

Kurse në sektorin privat kanë mbetë me qindra pa punë, ashtu qysh dëshmojnë edhe të dhënat e ATK për rënien e të hyrave nga tatimi në të ardhurat personale.

Image may contain: text