Duhet të kurseni apo të investoni gjatë pandemisë? Bëjini vetes këto 4 pyetje

Tani që njerëzit qëndrojnë më tepër brenda, udhëtojnë më pak dhe punojnë nga shtëpia për shkak të koronavirusit, mund të themi se po kursejnë para në një farë mënyre, pavarësisht nga shkatërrimi ekonomik që po prek të gjithë botën.

Nëse jeni në gjendje të lini disa para shtesë mënjanë, edhe nëse janë pak, në një moment do lindi pyetja: a duhet t’i kurseni apo t’i investoni? Këtu janë disa pyetje për t’i bërë vetes përpara se të veproni.

1. A keni mjaftueshëm kursime emergjence?

Reklama e sponzorizuar

Reflektoni mbi kursmiet tuaja të emergjencës. Llogaritni buxhetin tuaj të domosdoshëm dhe sigurohuni që të keni para të mjaftueshme për të mbuluar ato shpenzime, si qiraja, shërbimet bashkiake, ushqimet bazë, apo shpenzime të tjera rastësore.

Tani mund të jetë koha të rishikoni për sa muaj dëshironi të kurseni. Duke pasur parasysh krizën aktuale ekonomike, mendoni objektivisht për sigurinë e vendit të punës. Nuk mund të jetë një ide e keqe të kurseni për muajt e ardhshëm.

2. Për kur ju duhen paratë?

Nëse buxheti juaj është në gjendje të mirë, mendoni për qëllimet dhe horizontin tuaj kohor – kur doni t’i përdorni në të vërtetë paratë që do kurseni. Nëse qëllimet tuaja janë të kurseni tre deri në pesë vitet e ardhshme, në vend që të investoni, sigurohuni ti mbani paratë tuaja atje ku mund të përfitoni një interes maksimal.

3. Sa tolerant mund të jeni ndaj rrezikut?

Nëse keni një fond të shëndetshëm emergjence dhe keni menduar me kujdes për qëllimet tuaja financiare, ndiheni gati të investoni. Duhet të llogaritni tolerancën tuaj ndaj rrezikut – e cila është aftësia për t’i bërë ballë idesë së humbjes së parave.

Nëse jeni fillestar, merrni parasysh punësimin e një këshilltari financiar për t’ju ndihmuar.

4. Sa para keni në të vërtetë?

Nuk ju duhen një ton parash për të kursyer ose investuar. Kursimi – madje edhe 1 mijë lekë të reja në javë – është një zakon i mirë për t’u kultivuar.

Nëse nuk keni shumë para në dorë, është normale. Kjo është një kohë e vështirë për shumë prej nesh. Por të kursesh vetëm pak është më mirë se asgjë. Kur mund ta zhvendosni atë në një llogari kursimesh me rendiment të lartë ose në portofolin tuaj të investimeve, do të  ndryshoni jetën tuaj.