Flet pronari i barnatores që u dogj në Prishtinë, mbi 100 mijë euro dëmi material

Mbrëmjen e së shtunës persona të panjohur i kanë vënë flakën barnatores “Rexall” në lagjen “Dardania”, afër selisë së AAK-së, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Pronari i Rexall, Arbnor Alidema tha për Ekonomia Online se për shkak të konkurencës ka ndodhur sulmi.

“Ky është sulm i organizuar. Një interes i dikujt me shkaktu këta. Policia nuk më ka dhënë informata sot i kanë marrë xhirimet. Kjo ngjarje ka ndodhur në 6 ora dhe kemi qenë duke punuar. Shpërthimi ka qenë i madh që banesat i ka dridhur”, tha Alidema.

Reklama e sponzorizuar

Ai theksoi se zjarri ka shkaktuar dëme materiale deri në 150 mijë euro.

“Ata e kanë djegur depon tërësisht dhe shpërthimi ka qenë shumë i madh dhe kur kam daluar me kqyrë e ka përfshirë zjarri komplet. Dëmi është 100 deri 150 mijë euro”, tha Alidema.