Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, thotë se thirrjet publike për kursim të energjisë elektrike po japin efektet e tyre të para.
“Efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet. Sipas KOSTT, menjëherë të martën kulmi (peak) i konsumit (1.3 GË), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.
Sipas saj, “ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten!”, ka thënë Rizvanolli.









