Kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar sot vizitë në Klinikën Infektive në QKUK bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ai ka konfirmuar se që aty është informuar për aktivitetet që po ndërmerren brenda klinikës për t’u përballë me situatën me pandeminë e COVID-19, njofton Klan Kosova.
“Është situatë praktikisht e luftës, duke u përballë çdo ditë me një rrezik të madh me viktima. Shfrytëzoj rastin për të bërë thirrje – me gjithë nevojën që kemi për të rritur efikasitetin në punë – për të përmirësuar shërbimin, për të pasë furnizim me barna”, është shprehur Hoti.
“Duhet të ngrisim nivelin e angazhimit që ta menaxhojmë pandeminë. Më vjen mirë që numri i rasteve fatale dje s’ka qenë shumë i lartë, në krahasim me regjionin po menaxhohet pak më mirë. Do të bëjmë gjithçka që t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e shërbimit spitalor”.
“Këtu do të jemi në baza të rregullta në vizitë”.