Kompania Brand Finance ka publikuar së fundi një ranglistë për fuqinë e bredneve (markave) të shumë vendeve të botës.
Sipas kësaj liste SHBA është përpara Kinës dhe Japonisë, shkruan sda.ch. Zvicra renditet e 15-ta, me vlerën e markës që ka rënë për 19 për qind në 764 miliardë dollarë.
Por, Zvicra nuk është aspak e vetme me këtë rënie. Si pothuajse kudo në botë, pandemia e koronës ka lënë gjurmët e saj edhe në këtë fushë, transmeton albinfo.ch. Në të gjithë botën, vlera e 100 markave më të forta ka rënë, marrë së bashku, për 13.1 trilionë dollarë këtë vit.
Për të tretin vit radhazi, marka më e vlefshme në mesin e kompanive mbetet Amazon, e cila ka thyer shkallën prej 200 miliardë dollarësh për herë të parë në histori. Google, Apple, Microsoft dhe Samsung e ndjekin atë në vendet pasuese .
Tesla, prodhuesi i makinave elektrike, ka shënuar rritjen më të fortë të markës në botë.
15 të parët në fuqinë e markës
Shtetet e Bashkuara
Kina
Japonia
Gjermania
Britania e Madhe
Franca
India
Kanada
Italia
Korea e jugut
Spanja
Australi
Holandë
Rusia
Zvicra
Marka më e fortë zvicerane është Nestlé
Një vështrim në listën e markave më të forta zvicerane tregon se kompania ushqimore Nestlé ka forcën më të madhe të markës. Me një vlerësim prej 20,31 miliardë dollarësh (+3,4 për qind), Nestlé është ngjit në vendin e 81-të (viti i kaluar 87) në 500 Top.
Banka emadhe zvicerane, UBS është në vendin e 202. Ajo ka humbur 29 vende krahasuar me vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch. Zürich Versicherung është radhitur vetëm pak më keq se në vitin e kaluar, në vendin 231 (229). Kjo vlen edhe për kompaninë e orëve Rolex e cila ka rënë në vendin e 248-të (243).