Azemi: Kërkohet rritje e pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat

Euro

Punëtorët e sektorit privat të Kosovës që kryejnë shërbime për institucionet shtetërorë dhe komunale kërkojnë rritje te pagave sikurse punëtorëve te sektorit publik ku rritja e tyre u be nga 55 euro.

Kryetari i Federatës Sindikale të Puntorëve te Sektorit Privat te Kosovës, Jusuf Azemi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka paralajmëruar se të martën udhëheqja e ngushtë e Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës në ora 14:00 në selinë e Sindikatës do të mbaj mbledhje të jashtëzakonshme ku do të specifikohet koha dhe masat e veprimit për realizimin e kësaj rritje që Qeveria e Kosovës e bëri nga ky muaj për sektorin publik.

Ndryshe, ekzekutivi vitin e kaluar kishte vendosur, që nga janar i këtij viti të rris pagat për punonjësit e sektorit publikë për 55 euro në muaj, ndërsa nga korriku do të ketë rritje për 110 euro.

Reklama e sponzorizuar