Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja kundër përhapjes së pandemisë së COVID-19. Kësisoj, janë ndërmarrë masa të veçanta për komunat e Kosovës, të cilat janë kategorizuar në ngjyrë të kuqe me rrezikshmëri të lartë, të verdhë me rrezikshmëri të mesme dhe të gjelbër me rrezikshmëri të ulët.
Kryeministri Hoti ka publikuar një hartë me qytetet dhe kategorizimin e tyre.
Kjo është lista e qyteteve dhe masat e kategorizuara për to.
Komunat me ngjyrë të Kuqe:
Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Novobërda, Ferizaj, Gjakovë, Shtime, Podujeva, Peja, Mitrovica e Jugut.
Masat në komunat me ngjyrë të kuqe:
Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00 e deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme;
25.2. Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 19:00 deri në orën 05:00, përveç:
25.2.1. Personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve;
25.2.2. Qytetarëve për nevoja emergjente;
25.2.3. Operatorëve që kryejnë punë publike;
25.3. Ndalohet veprimtaria e gastronomisë nga ora 19:00 deri në orën 05:00;
25.4. Institucionet publike dhe private punojnë vetëm me stafin esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;
25.5. Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
25.6. Taksitë lejohen të punojnë me vetëm një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes;
25.7. Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
25.8. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
25.9. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.
Komunat me ngjyrë të verdhë – Rrezikshmëri e mesme.
Lipjani, Kllokoti, Kamenica, Vushtrria, Deçani, Vitia, Hani i Elezit, Suhareka, Prizreni, Klina, Kaçaniku, Drenasi.
Masat në komunat me ngjyrë të verdhë:
24.1. Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
24.2. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, ndërkaq pas orës 18 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”, gjithmonë duke e organizuar punën sipas “Manualit për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
24.3. Të gjitha institucionet publike dhe private reduktojnë stafin e tyre bazuar në specifikat që kanë dhe duke marrë parasysh udhëzimet e specifikuara për organizimin e punës në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
24.4. Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
24.5. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
24.6. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
24.7. Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansambletë, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
24.8. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
24.9. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.
Komunat me ngjyrë të gjelbër – Rrezik i ulët infektimi.
Skenderaj, Rahovec, Malishevë, Junik, Istog, Mamushë, Dragash, Graçanicë, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Partesh, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Ranillug.
Masat për komunat në ngjyrë të gjelbër.
23.1. Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
23.2. Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
23.3. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid19”;
23.4. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
23.5. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”;
23.6. Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
23.7. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
23.8. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.