Kuçi thotë se po hartohen ligje sipas direktivave të BE-së: Po zvogëlohet kosto e shtrirjes së rrjeteve

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike ka miratuar  Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka prezantuar para deputetëve këtë projektligj, duke sqaruar ka për qëllim promovimin zhvillimin më efikas të infrastrukturës që këto rrjetet të shpërndahen me kosto më të lirë.

“Nuk ka implikime  financiare shtesë, vetëm në vlerën fillestare prej 300 mijë euro që është parashikuar në fillim dhe është në përputhje të plotë me direktivat e BE-së”.

Reklama e sponzorizuar

“Kemi krijuar grupin punues. Zvogëlim të kostos deri në 30%. Projektligji ndalon përdorimin e infrastrukturës nga një e më shumë operatorë të rrjetit”.

Deputeti i VV-së Hekuran Murati, tha se vendi nuk ka nevojë për një projektligj që nuk zgjidh problemet e qytetarëve.

“Cili është problemi që po zgjidh, kostoja që ofrohet është prej më të ulëtave në rajon. Po keqmenaxhohen pronat nga operatorët, sa mund të ulet kostoja, kemi situatë kaotike pa respektuar pronat as standarde as asgjë dhe kjo ka pasur kosto të lartë. Po flitet për të ardhmen jo për sot, kjo nuk e rregullon problemin ekzistues”.

“Se di sa duhet të merremi më këtë projektligj që nuk zgjidh problemet e qytetarëve. S’kemi nevojë për një projektligj të tillë”.

Kurse deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka kërkuar më shumë informacione për problemin e konkurrencës në treg, raporton EO.

“A ka studim, statistikë të dhënë, a keni bazë për këtë projektligj. Sa është kërkesa, a e zgjidh problemin e konkurrencës në treg”.

Më pas ministri Kuçi tha se projektligji në fjalë zgjidh jo vetëm planifikim për të ardhmen, por edhe problemet ekzistues, në zotat urbane.