Aliu tregon për shkëputjen e kontratës me një kompani italiane, njofton për nënshkrimin e një të reje me kompaninë nga Shqipëria

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se kanë nënshkruar kontratë të re me kompaninë “Salillar” nga Shqipëria për ndërtimin e rrugës Fshati i Ri-Ferizaj.

Në një konferencë për media, Aliu ka thënë se janë detyruar që ta ndërprejnë kontratën me operatorin italian për shkak të zvarritjeve së punimeve.

Reklama e sponzorizuar

“Ky është një projekt që ka vite që ka qenë duke u zvarritur dhe që nga viti 2012 me kredi nga BERZHI e cila është përzgjedhur një kompani italiane, por që kompania në fjalë ka zvarritur punimet dhe në vitin e kaluar e kemi shkëputur kontratën dhe tashmë me të njëjtën shumë kreditore kemi nënshkruar kontratën me kompaninë nga Shqipëria, ‘Salillar’. Bëhet fjalë për rrugën nga Fshati i Ri në magjistralen Ferizaj-Prishtinë deri te kryqëzimi gjashtë kilometërshe. Kompania ka dhënë afat se kjo rrugë do të ndërtohet për një vit. Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge është 16 milionë euro në gjatësi me mbi gjashtë kilometërshe”, u shpreh Aliu. /EO/