Telekomi i Kosovës në dy javët e fundit ka pësuar goditje të rëndë në funksionimin normal të tij, duke i bllokuar e më pas zbrazur xhirollogaritë nga Dardafon.
Kjo goditje mund të jetë fatale nëqoftse qeveria e vendit nuk ndërhynë mënjeherë në zhbollkimin e llogarive dhe rifillimin e akvitetit financiar të Telekomit.
Në anën tjetër prej muajit korrik e këtej Telekomi i Kosovës pas një kohe shumë të gjatë arriti të këtë stabilitet financiar duke realizuar inkasim të të hyrave mbi 4 milionë euro mujore, çka ishte një rritje signifikante dhe që garantone stabilitet financiar.
Gjatë kësaj kohe pra korrik-tetor Telekomi i Kosovës ka arritur që pagat e punonjësëve t’i pagujë edhe para kohe, të shlyej obligimet ndaj kontraktorëve të shumtë që ka dhe të arrijë që të bëjë plane për investime konkrete.
Por gjithçka u rrënua dy javë më parë kur kompania ishte gati dhe kishte mjete të mjaftueshme për realizimin e pagave dhe shkyerjen e një pjese të borgjeve.
Bordi dhe menaxhmenti i koorporporatës edhe para bllokimit dhe zbrazjes së llogarive por edhe tash kanë punuar ngushtë me qeverinë në planin konkret të rimbëkembjes së Telekomit, duke detajizuar qartë planin e kursimeve dhe planin investimeve.
Plani i fundit tregon qartë se vetëm në paga në krahasimin me periudhën e njejtë të vitit të kaluar Telekomi ka kursyer më shumë se dy milionë euro, ndërsa që kursime ka pasur në të gjitha kategoritë.
Përveç kësaj sipas këtij plani të dorëzuar në qeveri si nevojë emergjente në rrijten e biznesit dhe të hyrave në kompani është parparë që të investohen mbi 8 milionë euro.
Që Telekomi i Kosovës të funksionoj mirë, të rritë të hyratë e saj, qeveria e vendit duhet të reagojë menjeherë duke ndërmjetësuar dhe garantuar marrëveshjen për shlyerjen e borgjeve ndaj Dardafon dhe të pranoj e ndihmoj kompaninë në realizimin e planit emergjent për rimëkëmbje.