Rukiqi: Është javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps

Oda Ekonomike e Kosovës po e kundërshton paralajmërimin e Qeverisë për një mbyllje tjetër të shumë sektorëve për të luftuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se po rritet rezistenca e bizneseve pas paralajmërimeve për mbyllje pa siguruar asnjë mbështetje financiare.

Reklama e sponzorizuar

Rukiqi thotë se përveç gastronomisë ka pranuar ankesa edhe nga sektorë të tjerë, që kundërshtojnë një mbyllje të serishme, ndërsa këtë javë e ka quajtur si vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps.

“Është javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps. Për rimëkëmbje as nuk diskutohet. Tani para rimëkëmbjes duhet të sigurohet mbijetesë”, ka shkruar Rukiqi.