Në Komisionin për Ekonomi është miratuar në parim Projektligji për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë.
Këtë projektligj e ka prezantuar ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i cili theksoi se ky projektligj është pjesë e programit qeverisës dhe në përputhje të plotë me direktivat e BE-së.
Kuçi duke iu përgjigjur anëtarëve të këtij komisioni, theksoi se janë hapur procedurat për zgjedhjen e dy anëtarëve të bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) për ta bërë funksional këtë bord.