Prishtina në gjendje alarmante të ndotjes së ajrit

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, po radhitet ie treta në botë për kah ndotja e ajrit, duke ndjekur pas Delhin e Indisë e Lahoren e Pakistanin.

Kështu njoftoi IQair, kompani teknologjike e Zvicrës në matjen e cilësisë së ajrit. Ajri në Prishtinë po kategorizohet në bazë të ndotshmërisë si “i pa shëndetshëm”, i cili në rast inhalimi cenon grupet e ndijshme (personat me probleme kronike në mushkëri, foshnjat, gratë shtatzëna e të moshuarit).

Deri më tani, indeksi i ndotjes së ajrit, sipas IQAir, në Prishtinë ka shkuar në 186.

Reklama e sponzorizuar

Ambasada amerikane në Kosovë kanë vendosur monitorues automatik të matjes së cilësisë së ajrit, i cilit e mat ndotjen në kohë reale.