Qeveria akoma nuk i ka miratuar masat e reja

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës rreth miratimit të masave të reja do të vazhdojë edhe nesër.

Nesër do të bëhet e ditur se a janë miratuar masat e reja që u prezantuan sot nga kryeministri Hoti.

Antigona Baxhaku, drejtoreshë për informim në Zyrën e Kryeminsitrit, tha për Gazetën Express se nesër do të njoftohet nëse është votuar plani pa ose me ndonjë ndryshim.

Reklama e sponzorizuar

“Votimi vazhdon deri nesër, pasi që është online. Nesër ju njoftojmë nëse ka pasë ndryshime apo është votuar plani pa asnjë ndryshim. Deri tash nuk ka propozime për ndryshime”.