Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.
Gjatë raportimit në komision zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi ka thënë se gjatë vitit 2021 pritet që ekonomia të ketë një rritje prej 5.2%.
Ai tutje ka thënë se edhe në vitin 2021 të shpenzimet është programi për Rimëkëmbje ekonomike në shumë prej 182 milionë euro.
Krasniqi ka sqaruar se buxheti është përgatitur në koordinim me FMN-në.
“Me rishikimin të kufijve buxhetor që kanë ndodh për vitin 2021/23, ne mendojmë qe si ministri që kemi përgatitur një projektligj që është gjithëpërfshirës dhe i përgjigjet sfidave që kemi para neve”.
“Këtë projektligj e kemi përgatitur në koordinim me FMN-në, dhe është përgatitu brenda rregullave”.
“Ne vlerësojnë që ekonomia në vitin 2021 ekonomia të rritet me një normë prej 5.2%. Edhe vitin2021 te shpenzimet është programi për rimëkëmbje ekonomike ku është aprovuar një shumë prej 182 milionë euro, ku një pjesë është e destinuar për sektorin e shëndetësisë”.