Shefja e Deputetëve të VV-së, Mimoza-Kusari-Lila, tha se kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbajë seancë, ku ministri i Financave, Hekuran Murati do të jetë në interpelancë, raporton Ekonomia Online.
Seanca sipas saj, do të nisë në orën 10:00, ku Murati do të flas për çështjen “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritjen e pagave në sektorin publik”.
“Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit u vendos që të mbahet më 22 qershor ditë e enjte. Aty është paraparë edhe një interpelancë me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Kjo kërkesë është nga AAK-ja”, tha ajo.