Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka përmendur nga analizë të bërë nga Banka Qendrore e Kosovës, në të cilën thuhet se Kosova rrezikon të ketë rënie ekonomike rreth 7.2%.
Kjo i bie, sipas Ahmetit, që në Kosova do të humbin vendet e tyre të punës prej 30 deri në 60 mijë persona.
Me këtë rast ai ka kritikuar Qeverinë Hoti, për mosmarrjen e masave të duhura për rimëkëmbje ekonomike.
Shkrimi i plotë nga Shpend Ahmeti:
Sipas Guvernatorit të BQK, rënia ekonomike sivjet do të jetë -7.2 përqind. Kjo i bjen 30-60 mije vende të punës. (Mund të jem i pasaktë në këtë përkthim).
Ndihma ekonomike për bizneset – afër zeros!
Masat paushall – afër maksimumit!
Krejt shtetet po pësojnë nga covidi dhe shumica e shteteve do të kenë humbje, por po ashtu shumica e shteteve kanë kaluar ndihmën në kuvendet e tyre dhe masat i kanë balancuar.
Në Kosovë as 30 deputetë spo munden me u mbledh. Pikë e pesë.
Fjalët magjike: Kompromisi, ndihma ekonomike, rrjeti i sigurisë sociale
Fjalët toksike: për inati, bojkoti, arroganca
Rrogat ecin edhe që nuk mbledhen!