​Punëtorët-Qeverisë: Nuk do të tolerojmë falimentimin e KEK-ut

Përfaqësues të Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës i ka bërë me dije Qeverisë së Kosovës, se nuk do të tolerojmë falimentimin e KEK-ut, siç po ndodhë me ndërmarrjet tjera publike dhe njëkohësisht, kanë kërkuar mjetet financiare të fituara nga djersa e punëtorëve të KEK-ut dhe të zotuara për investime të domosdoshme të kësaj ndërmarrje.

Sipas një komunikate, investimet janë të domosdoshme për të pasur prodhim stabil me energji elektrike.

Reklama e sponzorizuar

“Mos të prekën apo të transferohen për qëllime tjera, përndryshe jemi të detyruar dhe të gatshëm të ndërmarrim çdo veprim sindikal”, thuhet në reagim.