Sot një pjesë e lagjes “Kalabria” në kryeqytet mbetet pa ujë shkaku i punimeve

KRU Prishtina ka njoftuar se sot, nga ora 10:00 deri në orën 16:00, banorët e zonës perëndimore të lagjes “Kalabria” do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm, shkaku i punimeve.

Ky është njoftimi i plotë:

KRU ” Prishtina” është duke implementuar projektin “ Izolimi i zonave të matura të ujit ” me ç’rast, në kuadër të këtij projekti do të ndërtohet puseta e ujëmatësit zonal për zonën e lagjes “ Kalabria” në Prishtinë.

Reklama e sponzorizuar

Andaj, njoftojmë konsumatorët e zonës perëndimore të lagjes “ Kalabria”, konkretisht dy anët e rrugës “Hazir Shala” se gjatë ditës së nesërme, 5 nëntor 2020, e enjte, duke filluar nga ora 10:00 – 16:00 do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.