Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, ka thënë se disa prona publike janë blerë me kontrata false dhe me vendime gjyqësore.
Ai derisa është duke raportuar në Komisionin Hetimor për hetimin e procesit të privatizimit, ka thënë se ka raste kur individë kanë ndërtuar fabrika në prona të blera prej, siç i ka quajtur ai, të manipuluesve.