Tolaj: Shumica e pronave janë shitur me çmim të lartë

Po vazhdon mbledhja e Komisionit Hetimor lidhur me procesin e privatizimit.

Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor për hetimin e procesit të privatizimit, ka thënë se që nga viti 2010 kanë pas përgjegjësi ligjore, ajo e cila aktualisht zhvillohet në Agjenci është se unë kam zgjidh 1600 kërkesa nga qytetarë të ndryshëm.

Reklama e sponzorizuar

“Kemi pas rregullore, por atëherë ka pasur më pak, edhe atëherë në bazë ligjore në bazë të ligjit. Që nga viti 2010 kanë pas përgjegjësi ligjore, ajo e cila aktualisht zhvillohet në Agjenci është se unë kam zgjidhur 1600 kërkesa nga qytetarë të ndryshëm. Mënyra e trajtimit të kërkesave mu ka dok pak e palogjikshme nëse ju ka hap rruga, në këtë kanë qenë dy komisione të cilët e kanë pasur punë dytësore, kur them punë dytësore, nuk e kanë pasur punë parësore këto kërkesa por kurdo që kanë pasur kohë I kanë trajtuar çështjen e këtyre kërkesave. Mua më është dukur pak e tepërt. Janë 3 kategori u klasifikohen se kush ka të drejtë”, tha ai

Ndërsa Tolaj e ka mohuar se është shitur ndonjë pronë 1 euro për ari ashtu siç është raportuar në Komisionin parlamentar për hetimin e procesit të privatizimit.

Drejtori i AKP tha se shumica e pronave janë shitur me çmim më të lartë.
Tolaj ka mohuar të jetë anëtar i ndonjë subjekti politik aktualisht, derisa pranoi që ka qenë në AAK deri në vitin 2018.