Një ndërtesë me rreth 50 banesa në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës ka mbetur pa ngrohje që tri ditë.
Behët fjalë për Bllokun A1 përballë bankës “Pro Credit”, i cili është i lidhur me ngrohjen e qytetit “Termokos”, shkruan lajmi.net.
“Diku nga dita e diele nuk ka ngrohje. Nuk është shumë ftohtë, pro në mbrëmje po shfaqet nevoja që të ketë”, tha një banore e këtij blloku për lajmi.net.
“Më sa kam dëgjuar ka ndodhur një prishje prapa ndërtesës”, shtoi tutje ajo
Lajmi.net ka kërkuar një përgjigje nga zyrtarët e ngrohtores “Termokos”, por ata kanë thënë se furnizimi më ngrohje është duke u bërë në tërë ndërtesa ku ka rrejt ngrohës në kryeqytet, ndërkohë thanë se mund të ketë ndodhur ndonjë prishje për të cilën ata nuk janë në dijeni akoma.