Vendimet e Qeverisë për të gjithë ata që hyjnë nga shtetet e huaja në Kosovë gjatë pandemisë

Qeveria e Kosovës tashmë ka votuar të gjitha masat e reja, të cilat u publikuan dje për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në vendimet e shumta të cilat u morën nga Qeveria e Kosovës janë edhe ato që lidhen me hyrje-daljet në pikat kufitare të vendit.

Në vendimet e Qeverisë së Kosovës thuhet se të gjithë qytetarët e huaj të cilat hyjnë në Kosovë e që vijnë nga vendet me risk të lartë, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në SARS COV-2 që janë më rezultat negativ me COVID-19.

Reklama e sponzorizuar

Gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtarë ‘Adem Jashari’ nuk kanë nevojë të kenë vërtetim për testin PCR, duke marrë parasysh se shtetasit e huaj vetëm do të kalojnë nëpër territorin e Kosovës dhe me kusht që në hyrje të nënshkruajnë një deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Më poshtë mund të gjeni vendimin e plotë, që lidhet me hyrje-daljet e udhëtarëve në territorin e Kosovës gjatë situatës pandemike.